Can Erözden
06 Tetor 2020•Përditësim: 07 Tetor 2020
Futbollisti zviceran me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri është testuar ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) dhe rezultatet treguan se është pozitiv, bëri të ditur sot Federata e Futbollit të Zvicrës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Anësori 28-vjeçar i Liverpool-it, me prejardhje nga Kosova, është mbajtur në izolim.
Shaqiri është futbollisti i tretë i Liverpool-it që është pozitiv ndaj COVID-19, pasi mesfushori spanjoll Thiago Alcantara dhe sulmuesi senegalez Sadio Mane u infektuan javën e kaluar.
Shaqiri, që është ish-lojtar i Bayern-it dhe Interit, arriti në Liverpool nga Stoke City në vitin 2018.