Seda Sevencan
05 tetor 2020•Përditësim: 06 tetor 2020
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 1.603 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 1.320 pacientë të shëruar nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka shkuar në 326.046, duke përfshirë 286.370 pacientë të shëruar.
Numri i të vdekurve nga pandemia në Turqi u rrit në 8.498, përfshirë 57 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.
Mbi 115.600 teste për COVID-19 janë kryer gjatë ditës së fundit, duke e çuar në mbi 10.93 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në Turqi.
Të dhënat gjithashtu thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.412, ndërsa 6,2 për qind e pacientëve këtë javë vuajnë nga pneumonia.
"Ne duhet të zvogëlojmë numrin e rasteve aktive", u shpreh ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter, duke shtuar se uniteti i qytetarëve në zbatimin e masave të kujdesit shëndetësor do të ndihmonte fuqimisht në luftën kundër sëmundjes.