Sport, Koronavirusi

Rritet në 14 numri i rasteve me koronavirus në NBA

"Sot mësuam se testi ka rezultuar pozitiv edhe për dy lojtarë të Lakers. Që të dy lojtarët janë në karantinë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekut të ekipit", thuhet në deklaratë

Mücahit Oktay   | 20.03.2020
Rritet në 14 numri i rasteve me koronavirus në NBA

New York

Koronavirusi i ri (Covid-19) është vërejtur edhe tek dy lojtarë të Los Angeles Lakers, një prej ekipeve të Ligës amerikane të basketbollit (NBA), duke u rritur në 14 numri gjithsej i rasteve në NBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi Los Angeles i NBA ku ndeshjet u shtynë pa afat më 12 mars pas konfirmimit pozitiv të lojtarit francez Rudy Gobert të Utah Jazz, në një deklaratë me shkrim njoftoi përcaktimin e koronavirusit edhe tek dy lojtarë.

"Sot mësuam se testi ka rezultuar pozitiv edhe për dy lojtarë të Lakers. Që të dy lojtarët janë në karantinë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekut të ekipit", thuhet në deklaratë.

Arsyeja e virusit tek lojtarët e Lakers është treguar ndeshja e basketbollit të zhvilluar më 10 mars me ekipin Brooklyn Nets.

Rikujtohet se më parë në ekipin Brooklyn Nets është përcaktuar Covid-19 tek 4 lojtarë të tij.

Theksohet se që nga e enjtja, Covid-19 është përcaktuar tek 14 lojtarë të NBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın