Dildar Baykan
20 Mars 2020•Përditësim: 20 Mars 2020
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me koronavirusin e ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se në bisedën telefonike Trump dhe Macron kanë diskutuar mbi përpjekjet dhe zhvillimet e fundit lidhur me luftën kundër Covid-19 dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
"Dy liderët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin për minimizimin e efekteve ekonomike dhe zgjidhjen e kësaj pandemie, në koordinim me vendet e G-7 dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë" thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Më tej thuhet se Macron dhe Trump kanë diskutuar edhe për sigurinë e telekomunikacionit dhe çështjen e refugjatëve në Evropë.