Turqia, Koronavirusi

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Emirin e Katarit

Erdoğan dhe al Thani kanë trajtuar çështjet bilaterale, rajonale dhe bashkëpunimin kundër COVID-19

Kaan Bozdoğan   | 22.05.2020
Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Emirin e Katarit

Stamboll

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Shejh Tamim bin Hamad al Thani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga kryesia e komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe al Thani kanë shkëmbyer urata me rastin e Fitër Bajramit, ndërsa janë trajtuar çështjet bilaterale, rajonale dhe bashkëpunimi në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın