Hüseyin Burak Demirer
20 Tetor 2020•Përditësim: 20 Tetor 2020
Testet e kryera javën e kaluar në Premier Ligën angleze treguan se tetë persona rezultuan pozitivë në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryesia e Premier Ligës njoftoi se tetë nga 1.575 rezultatet e testeve të kryera midis datave 12-18 tetor ishin pozitive.
Sipas protokolleve, futbollistët ose punonjësit e klubeve që rezultojnë pozitivë, qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë.
Theksohet se nuk publikohen emrat e personave që janë pozitivë në COVID-19 nga Premier Liga.