Gamze Türkoğlu Oğuz
29 Maj 2020•Përditësim: 30 Maj 2020
Sipas një artikulli të publikuar në BMJ Global Health, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) mes anëtarëve të familjes, mund të konsiderohet mbajtja e maskave edhe në shtëpi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një hulumtim të bërë në 335 persona të 124 familjeve kineze, mbajtja e maskës në shtëpi, ka ndikim prej 79 për qind në parandalimin e përhapjes së virusit mes anëtarëve të familjes.
Në artikull gjithashtu u theksua se mbajtja e maskës në shtëpi është e efektshme edhe para se të shfaqen simptomat tek ndonjë anëtar i familjes.
Gjatë punimit, pjesëmarrësve u është pyetur higjiena në shtëpitë e tyre si dhe qëndrimet e tyre gjatë pandemisë. Ekspertët gjithashtu hulumtuan se cilët faktorë gjatë periudhës 14-ditore të inkubacionit kanë ulur ose rritur rrezikun e përhapjes së virusit.
Infektimi i virusit nga personi i parë tek anëtarët tjerë të familjes, është vërrejtur në 41 familje nga gjithsej 124, ndërsa 77 të rritur dhe fëmijë janë infektuar në këtë mënyrë me COVID-19.