BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, me 12 raste të reja shkon në 1.064 numri i të infektuarve me COVID-19

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 311 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 29.05.2020 - Përdıtësım : 30.05.2020
Kosovë, me 12 raste të reja shkon në 1.064 numri i të infektuarve me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë bërë të ditur sot se edhe 12 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke çuar në 1.064 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, por 9 persona kanë rezultuar të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 829.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 311 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti i këtij viti deri më tani gjithsej janë testuar 14.635 mostra.

Në Kosovë deri më tani nga koronavirusi kanë përfunduar me vdekje gjithsej 30 raste të cilët sipas autoriteteve shëndetësore "kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın