Koronavirusi

Kosovë, 483 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 483 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 268.639

Agim Sulaj  | 18.08.2022 - Përdıtësım : 18.08.2022
Kosovë, 483 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se 1 person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka arritur në 3.187, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 483 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 268.639.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.598 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.957.566 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1.196 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 260.605, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.847.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.156 doza të vaksinës. Deri më sot 824.388 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın