Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 491 raste të reja dhe 595 të shëruar nga COVID-19

Vendi po ashtu regjistroi tetë vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 9.437

Abdula Berisha  | 18.08.2022 - Përdıtësım : 19.08.2022
Maqedoni e Veriut, 491 raste të reja dhe 595 të shëruar nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 491 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 595 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 337.040, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus në 324.120.

Vendi po ashtu regjistroi tetë vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 9.437.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.140.325 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.108 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 3.483.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın