Agim Sulaj
11 mars 2022•Përditësim: 11 mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 1 person i infektuar me koronavirus ka vdekur, ndërsa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.124, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 47 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 226.813.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.021 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.777.867 teste.
Të dhënat e fundit njoftojne për 61 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 222.892, ndërsa numri i rasteve aktive është 797.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës. Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.