Agim Sulaj
25 maj 2021•Përditësim: 25 maj 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.241, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 11 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.269 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.291 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 597.019 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuan për 258 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 101.725, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.303.