Agim Sulaj
28 Tetor 2021•Përditësim: 28 Tetor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend mbetet në 2.976, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.696.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar 1.557 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 1.263.990 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 16 pacientë të tjerë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157.292, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 428.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.