Davut Demircan
29 Qershor 2020•Përditësim: 30 Qershor 2020
Izraeli ka hyrë në një valë të dytë të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), tha ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Yuli Edelstein në një konferencë për shtyp tha se vendi po përjeton një valë të dytë të pandemisë dhe se do të marrin masa të reja.
"Jemi në fillim të një valë të dytë të COVID-19. Ne duhet të vendosim kufizime të reja. Kufizimet do të përfshijnë takimet, ceremonitë martesore dhe vendet hebreje të adhurimit", tha Edelstein.
Sipas të dhënave nga Ministria, një person vdiq në 24 orët e fundit dhe u konfirmuan 218 raste të reja.
Të enjten, vendi raportoi 668 raste të reja brenda 24 orëve, numri më i lartë ditor që nga 3 prilli, kur u diagnostikuan një rekord prej 819 njerëzve.
Autoritetet izraelite deri më tani kanë raportuar 23.755 infeksione, përfshirë 318 vdekje dhe 17.074 shërime.