Ömer Erdem
29 Qershor 2020•Përditësim: 29 Qershor 2020
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 385.219 numri i rasteve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në të gjithë kontinentin janë shënuar 10.623 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 385.219 numrin e rasteve, ndërsa me 179 vdekjet e reja numri i viktimave arrin në 9.519.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Egjipt me 2.789 vdekje, ndërsa në Afrikën e Jugut 2.456, në Algjeri 897, në Sudan 572 dhe në Nigeri 565.
Ndërkohë numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në shifrën 185.243.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 138.134 raste, Egjipti me 65.188, Nigeria me 24.567 dhe Gana me 16.742 raste.
Ndërsa nuk janë raportuar raste të vdekjeve në Sejshelle, Eritre, Ugandë, Namibi dhe Lesoto.