Muhammet Kurşun
01 Korrik 2020•Përditësim: 01 Korrik 2020
Në Iran, 141 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10.958, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.549 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 230.211.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 191.487 persona, ndërkohë që 3.081pacientë janë në gjendje kritike.
Ajo njoftoi se deri më tani në Iran janë kryer 1.693.242 teste.
Lari shtoi se provincat Kermanshah, Kurdistan, Khuzestan, Hurmuzgan dhe Azerbajxhani Perëndimor janë cilësuar si "zona të kuqe", ndërsa provincat Azerbajxhani Lindor, Ilam, Bushehr dhe Razavi Koharasan llogariten si rajone me rrezikshmëri.
Zëdhënësja tregoi se ka një rritje serioze në numrin e pacientëve të shtruar në spitale në Teheran.