Ekip
17 Gusht 2020•Përditësim: 18 Gusht 2020
Gjermania është e shqetësuar për rritjen e numrit të infeksioneve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportojnë se duke folur në një konferencë për media të bordit kryesor të partisë së saj kristian-demokrate (CDU), kancelarja Angela Merkel tha se edhe pse situata me koronavirusin në mbarë vendin është nën kontroll, ajo është e shqetësuar për rritjen e infeksioneve të reja.
Agjencia gjermane e lajmeve 'dpa' raportoi se Merkel aktualisht përjashtoi ndonjë lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve që parandalojnë përhapjen e koronavirusit, përfshirë lojërat profesionale të futbollit.
Sipas shifrave të lëshuara nga Qendra e kontrollit të sëmundjeve me qendër në Berlin, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani është rritur në 223.453, përfshirë 625 raste të raportuara gjatë ditës së fundit. Po ashtu deri më tani në Gjermani janë regjistruar 625 vdekje nga koronavirusi.
Javën e kaluar, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u bëri thirrje njerëzve që t'u përmbahen masave higjienike pasi vendi raportoi rritjen e saj më të lartë ditore nga koronavirusi që nga 9 maji.
"Kjo dukshëm, nëse nuk kemi kujdes tani, mund të çojë në një dinamikë të pashmangshme", tha Spahn, duke theksuar se gati të gjitha rajonet në të gjithë vendin janë prekur nga shpërthimet e ndryshme.
Në kuadër të strategjisë së qeverisë gjermane për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, zonat me shpërthime të lokalizuara të koronavirusit do të bllokohen plotësisht, me banorët duke i ndaluar të udhëtojnë përtej kufijve të tyre.