Ali H. M. Abo Rezeg
15 Shtator 2020•Përditësim: 15 Shtator 2020
Autoritetet shëndetësore palestineze regjistruan sot 79 raste të reja nga shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19) në Rripin e Gazës të bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 2.006, duke përfshirë 15 vdekje dhe 303 rikuperime. Numri i rasteve aktive në Gaza është rritur në 1.688", tha ministria.
Duke u gjendur nën një bllokadë të Izraelit që nga viti 2007, Rripi i Gazës vuan një mungesë të rëndë të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, përveç ndërprerjeve të përditshme të energjisë elektrike.
Qeveria e udhëhequr nga Hamas më 24 gusht vendosi një bllokim në Gaza për të ndihmuar në frenimin e shpërthimit në enklavën e bllokuar, megjithëse autoritetet kohët e fundit kanë lehtësuar kufizimet në disa lagje.