Turqia, Shëndetësi, Koronavirusi

Erdoğan: Miratohet grupi i dytë i vaksinave COVID-19

Doza e dytë do të jepet 28 ditë pas dozës së parë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen para katër deri në gjashtë muaj pas shërimit të tyre

Burak Bir  | 22.01.2021 - Përdıtësım : 23.01.2021
Erdoğan: Miratohet grupi i dytë i vaksinave COVID-19

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se grupi i dytë i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19), respektivisht 10 milionë doza, janë miratuar për t'u dorëzuar në Turqi dhe ato mund të mbërrijnë deri në fundjavë, raporton Anadolu Agency (AA).

Doza e dytë do të jepet 28 ditë pas dozës së parë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen para katër deri në gjashtë muaj pas shërimit të tyre.

Përderisa infeksionet vazhdojnë të shënojnë rënie në Turqi pas valës së dytë të pandemisë, presidenti Erdoğan pas faljes së namazit të Xhumasë në Stamboll u tha gazetarëve se takimi i ardhshëm i kabinetit do të vlerësojë nëse do të hapen ose jo restorantet.

Megjithatë, ai shtoi se akoma ka shqetësime për një vendim të tillë, duke theksuar se nuk do të rrezikojnë përparimin e bërë me masat aktuale kundër pandemisë COVID-19.

"Ajo që po themi është se duhet ta zbatojmë këtë proces me kujdes. Ne shohim të dhënat që kemi dhe në bazë të atyre mund të bëhet një zgjatje nëse është e nevojshme", tha Erdoğan.

Që nga muaji i kaluar, Turqia ka vendosur shtetrrethim në kuadër të përpjekjeve të saj për të frenuar përhapjen e virusit.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Turqia raportoi mbi 2,41 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë mbi 2,29 milionë të shëruar dhe 24.640 të shëruar.

Vaksinimi masiv në Turqi filloi javën e kaluar, pasi grupi i parë i dozave të vaksinës së prodhuar nga kompania kineze "Sinovac Biotech" mbërriti në Turqi më 30 dhjetor.

Që nga fillimi i fushatës më 14 janar, mbi 1 milionë persona, përfshirë edhe punonjës kujdesit shëndetësor, janë vaksinuar kundër virusit në të gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe anëtarët e Bordit Këshillimor Shkencor mbi Koronavirusin morën dozën e parë të vaksinës, përfshirë edhe presidentin Erdoğan, me qëllim për të inkurajuar besimin e publikut për vaksinimin.

Zgjedhjet e parakohshme, reformat dhe operacionet e përbashkëta

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, presidenti Erdoğan mohoi pretendimet e partisë së opozitës se zgjedhje të parakohshme do të mbahen para afatit të planifikuar, qershorit të vitit 2023.

Duke përshkruar pretendimet e tilla si "ëndrra", presidenti turk përsëriti deklaratat e mëparshme dhe tha se perspektivat e tilla janë "absolutisht jashtë tryezës".

Duke iu referuar përpjekjeve të qeverisë për reformën ekonomike, Erdoğan tha se më shumë detaje dhe orari për paketën e ardhshme do të njoftohet javën e ardhshme.

"Këtë javë, mes nesh biseduam për planin tonë të veprimit, veçanërisht bazuar në deklaratën universale të të drejtave të njeriut", tha Erdoğan, duke shtuar se përpjekjet për ekonominë janë në vazhdim.

Zyrtarët turq kanë përsëritur planet e tyre për të zbatuar reforma që synojnë përmirësimin e mjedisit të investimeve në vend.

Duke komentuar vizitën në Irak të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, presidenti Erdoğan theksoi gatishmërinë e Ankarasë për të siguruar mbështetje për fqinjin e saj juglindor në largimin e terroristëve të PKK-së nga rajoni Sinjar i Irakut.

Duke theksuar se një operacion i tillë në rajon, i cili shtrihet afër kufirit verior me Sirinë dhe po ashtu është afër kufirit të Turqisë, paraprakisht nuk do të njoftohet, presidenti turk tha se vendi i tij ishte gjithmonë e gatshme të marrë pjesë në operacione të përbashkëta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.