Koronavirusi

Brazil, shënohet rekord në numrin e rasteve ditore me COVID-19

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 ka arritur në 621.855 ndërsa numri i rasteve në 23.416.748

Muhammed Emin Canik  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 20.01.2022
Brazil, shënohet rekord në numrin e rasteve ditore me COVID-19

Buenos Aires

Me mbi 200 mijë raste ditore të COVID-19 në Brazil është shënuar numri më i lartë i rasteve të regjistruara në një ditë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se për shkak të virusit në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 338 persona ndërsa janë shënuar 204.854 raste.

Në Brazil popullsia e të cilit tejkalon 210 milionë banorë, numri i rasteve kaloi për herë të parë mbi 200 mijë që nga fillimi i pandemisë dhe kjo shifër është regjistruar si numri më i lartë i rasteve të shënuara brenda 24 orëve.

Numri i rasteve në vend ka arritur në 23.416.748, numri i vdekjeve me burim COVID-19 ka arritur në 621.855 ndërsa numri i të shëruarve në 21.848.301.

Deri më sot 315.1 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë administruar në Brazil, i cili pas SHBA-së është vendi ku janë regjistruar më shumë viktima si pasojë e COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın