Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Britania nga java e ardhshme heq kufizimet anti-COVID

Kryeministri Johnson tha në parlament se qytetarëve nuk do t’u thuhet të punojnë nga shtëpia dhe se nga 27 janari do të përfundojë përdorimi i detyrueshëm i maskave dhe pasaportave të vaksinimit

Hasan Esen   | 19.01.2022
Britania nga java e ardhshme heq kufizimet anti-COVID

Londër

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se kanë vendosur të heqin kufizimet e vendosura për të frenuar përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Johnson tha në parlament se qytetarëve nuk do t’u thuhet të punojnë nga shtëpia dhe se nga 27 janari do të përfundojë përdorimi i detyrueshëm i maskave dhe pasaportave të vaksinimit.

Duke vënë në dukje se synojnë heqjen e rregullit për izolimin e personave me COVID-19, Johnson tha se kur të përfundojë rregullorja përkatëse më 24 mars, detyrimi ligjor do të hiqet dhe kjo datë madje mund edhe të merret përpara.

Ai tha se arsye për këtë vendim është rënia e rasteve pasi arritën kulmin. Johnson theksoi se “është koha për t'i besuar gjykimit të publikut” për përdorimin e maskave në vende të mbyllura dhe të ngjeshura dhe se nuk do të ketë detyrim për të mbajtur maska ​​në klasa nga nesër.

Masat

Qeveria britanike kishte prezantuar masat e “Planit B” në dhjetor të vitit të kaluar për të frenuar përhapjen e Omicron-it.

Plani përfshinte punën nga shtëpia aty ku është e mundur, mbajtjen e maskave në transportin publik dhe ambiente të mbyllura, dhe kërkesën e një pasaporte vaksinimi për të hyrë në vende si klubet e natës.

Rastet në Mbretërinë e Bashkuar filluan të bien pasi kaluan në mbi 218 mijë më 4 janar. Ditën e djeshme në vend u regjistruan 94.432 raste dhe 438 vdekje.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın