Sport, Koronavirusi

Anulohet 2020 MLS All-Star për shkak të COVID-19

Ndeshja MLS All-Star 2020 që pritej të zhvillohet me futbollistët më të mirë të Ligës së parë të futbollit meksikan (Liga MX) është anuluar

Berad Büyük  | 20.05.2020 - Përdıtësım : 21.05.2020
Anulohet 2020 MLS All-Star për shkak të COVID-19

Stamboll

Ndeshja All-Star e vitit 2020 mes futbollistëve më të mirë të Ligës së parë të futbollit amerikan (MLS) me një klub ndërkombëtar u anulua për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga ueb faqja e MLS, ndeshja MLS All-Star 2020 që pritej të zhvillohet me futbollistët më të mirë të Ligës së parë të futbollit meksikan (Liga MX) është anuluar.

Me këtë vendim, është mundësuar më shumë kohë e përshtatshme që MLS e pezulluar më 12 mars të vazhdojë.

Përveç All-Star, edhe Kupa e Ligës së Amerikës së Veriut & Qendrore (Leagues Cup) dhe Kupa Campeiones është anuluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.