Can Erözden
28 Korrik 2021•Përditësim: 30 Korrik 2021
Mbrojtësi austriak i Real Madridit, David Alaba rezultoi sot pozitiv me koronavirus (COVID-19) njoftoi gjiganti spanjoll i futbollit në një deklaratë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Alaba, 29-vjeç, ishte një lojtar i cili qëndroi një kohë të gjatë në Bayern Mynih para transferimit të tij në Real Madrid këtë verë.
Lojtari austriak ndihmoi Bayern Mynihun të fitojë Ligën e Kampionëve UEFA dy herë (2013 dhe 2020), së bashku me 10 tituj të Bundesligës Gjermane dhe gjashtë Kupa të Gjermanisë.
Si lojtar i qendrës dhe krahut të majtë të mbrojtjes, Alaba u paraqit për kombëtaren e Austrisë në Kampionatin Evropian "EURO 2020", ku u eliminuan nga Italia 2:1 në fazën e të tetës së finales.