Aldıjana Hadzıc
22 Shtator 2016•Përditësim: 22 Shtator 2016
SARAJEVË (AA) – Për banorët e hemisferës veriore sot ka arritur vjeshta, ndërsa për banorët e hemisferës jugore stina e pranverës, raporton Anadolu Agency (AA).
Banorët e hemisferës veriore fillimin e vjeshtës do ta shënojnë në ora 16:21, kur vjen deri te ekuinokset vjeshtore.
Me rastin e arritjes së vjeshtës, internet kërkuesi krijoi një animacion interesant në të cilin shihet loja e gjetheve të rëna në ajër, duke e paralajmëruar në mënyrë të veçantë ardhjen e vjeshtës, e cila do të zgjasë deri më 21 dhjetor, kur fillon dimri.
Ekuinokset vjeshtore janë pika në sferën qiellore ku ekliptika kryqëzon ekuatorin qiellor. Gjatë pranverës dhe ekuinokset vjeshtore për njerëzit në tokë Dielli lind saktë në lindje ndërsa perëndon me saktësi në perëndim.