Kerem Kocalar
23 Shtator 2016•Përditësim: 24 Shtator 2016
GAZIANTEP/HALEP (AA) - KEREM KOCALAR
Një grup sirianësh që si pasojë e kërcënimeve dhe shtypjeve ishin detyruar të marrin pjesë në radhët e PYD-së, zgjatimit të organizatës terroriste të PKK-së në Siri, në fshatrat në afërsi të Kobanit i cili është nën kontrollin PYD-së, janë arratisur nga organizata dhe janë strehuar tek Ushtria e Lirë Siriane (ULS), raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti i Jarabulusit në Halep, në të cilin jeta filloi t’i kthehet normales në saje të Operacionit "Mburoja e Eufratit" të filluar nga Forcat e Armatosura Turke dhe forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar kundër kërcënimeve të terrorizmit, është bërë strehim për personat që ikin nga tirania e organizatës terroriste PKK/PYD.
Një grup sirianësh që një ditë më parë u larguan nga shtypjet e PKK/PYD-së, së bashku me armët e tyre janë strehuar në grupet aktive opozitare në rajon. Këta sirianë që u larguan me uniformën e PKK/PYD-së dhe me armë në duar, janë veshur me rrobat e siguruara nga ushtarët e ULS-së dhe rrëfyen tiraninë që e kanë përjetuar nga organizata.
Këta persona të cilët nuk deshën t’i shfaqin fytyrat dhe identitetin për shkak se familjet e tyre ndodhen në rajonin e kontrolluar nga PKK/PYD, në deklaratën për gazetarin e AA-së thanë se organizata terroriste i rekruton me forcë familjet që ndodhen në zonat të cilat i kanë marrë nën kontroll.
Njëri nga sirianët u shpreh se organizata rekruton me forcë së paku nga një person prej secilës familje, duke shtuar se organizata nuk jep të drejtë të jetojnë aty personave që nuk u binden.
Ai tha se para katër ditëve liderët e organizatës u kishin thënë se do të shkonin të luftonin me DAESH-in në rajonin el-Bab. Ata i kishin marrë nga Kobani (Ain el-Arab) dhe i kishin dërguar në një vend të panjohur.
“Na çuan në një vend të errët prej ku nuk shihej asnjë vend tjetër. Aty qëndruam një deri dy ditë. Më pas, na dërguan në një kodër dhe na thanë se ajo që po shihnim para nesh është el-Bab dhe se personat e armatosur përballë ishin pjesëtarë të DAESH-it. Kur qielli u zbardh, pamë një flamur të ULS-së. Me të mësuar se e vërteta ishte tërësisht tjetër, biseduam me shokët dhe vendosëm që të ikim”, u shpreh ai.
“Rekrutojnë ushtarë me forcë”
Një tjetër sirian nga grupi, rrëfeu për shtypjen që njësitet e PKK/PYD-së ushtrojnë ndaj popullatës.
Duke rrëfyer se pjesëtarët e PKK/PYD-së u kanë thënë se “Ose do të na bashkangjiteni, ose nuk do të jetoni këtu”, ai vazhdoi: “Veçanërisht kanë armiqësi ndaj arabëve. Fshati në të cilin ndodheshin ishte me shumicë arabe. Na e kanë konfiskuar pasurinë e të gjithëve. Të rinjtë i kanë shndërruar në ushtarë me forcë. Kanë konfiskuar madje paranë e fundit në xhepat e njerëzve tanë të cilët i kapin në vende të izoluara. Ata që nuk duan të jenë ushtarë të YPG-së (PYD/PKK) i nxjerrin para të gjithëve dhe i vrasin. Të tjerët pranojnë që të jenë ushtarë të tyre për ta shpëtuar jetën.”
Siriani nga grupi tha se nën kontrollin e ULS-së gjithkush mund të jetojë i lirë si të dojë, ndërkohë që në zonat e kontrolluara nga PKK/PYD një liri e tillë nuk është e mundur.
Ndërhyrje në lirinë fetare
Siriani i tretë nga grupi tregoi se PKK/PYD ndërhyn madje edhe në lirinë fetare. Ai tha se organizata marrin konsideratë të keqe për personat që falin namazin, duke shtuar se personat bensikë ndaj fesë janë larguar nga fronti dhe trajtohen si njerëz të klasës së dytë.
“Nuk i shohin aspak mirë personat që falin namaz dhe që dëshirojnë ta praktikojnë fenë. Thonin: ‘A Zoti ju ka krijuar? Ku është Zoti? Ju keni lindur sipas ligjeve të natyrës’”, u shpreh ai.