Associated Press
19 Janar 2017•Përditësim: 20 Janar 2017
MADRID (AA) — Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar performuesin e muzikës rep, Cesar Montana Lehmann me një vit burg nën akuzën se ka lavdëruar terrorizmin dhe se ka nënçmuar viktimat e terrorit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në postimet e tij në Twitter në periudhën mes viteve 2013 dhe 2014, 52 vjeçari Cesar Montana Lehmann, pjesëtar i grupit rok-rep Def Con Dos, ka shkruar se dëshiron t'i dërgojë për ditëlindje ish mbretit Juan Carlos një tortë bombë.
Përveç dënimit të shqiptuar me burg, Montana ka marrë edhe një ndalesë për të kryer ndonjë post publik në gjashtë vitet e ardhshme.
Javën e kaluar Amnesty International përmendi rastin Montana si një shembull i tejlkalimeve që bëhen në Evropë në bazë të ligjeve anti-terroriste.
Verdikti i së enjtes erdhi pas apelit i cili u parashtrua nga prokurorët pas lirimit të mëhershëm të Montanas nga një gjykatë më e ulët vitin e kaluar.