Şenhan Bolelli
16 Tetor 2016•Përditësim: 17 Tetor 2016
MADRID (AA) - Në maratonën e qenve të organizuar në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, morën pjesë më shumë se 3.500 qen, raporton Anadolu Agency (AA).
Maratona prej 4 km e zhvilluar në sheshin Colon në qendër të qytetit dhe zonën përreth ka patur një atmosferë shumëngjyrëshe, ku qentë pasi kanë kaluar nën kontrollin e veterinerit kanë vrapuar bashkë me pronarët e tyre. Teksa disa qen kanë ndërprerë maratonën pasi janë lodhur, disa të tjerë e kanë shijuar atë në prehër të pronarëve të tyre.