Selçuk Acar
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 24 Dhjetor 2015
NEW YORK (AA) - Kushtet e këqija të motit të cilat janë efktive në pjesët jugore dhe qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar vdekjen e 6 personave, raporton Anadolu Agency (AA).
Teksa SHBA-ja përgatitet të hyjë në festën e Krishtlindjeve, miliona njerëz në pjesë jugore dhe qendrore të vendit ndodhen nën kërcënimin e kushteve të këqija të motit.
Kushtet e këqija të motit janë efektive në rajonet Alabama, Indiana, Kentucky, Mississippi, Tennessee, Arkansas, Georgia, Carolinën Veriore dhe jugore të cilat kanë shkaktuar viktima në këto rajone.
Sipas një deklaratë të bërë nga autoritetet e ndihmës së shpejtë dhe shpëtimit raportohet se në rajonin Mississippi kanë humbur jetën 3 persona, në Tennessee 2 dhe në Arkansas 1.
Në rajonin Mississippi theksohet se mbi 8 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike si dhe janë bllokuar disa rrugë, ku dhe shtëpitë e mijëra personave kanë patur dëmtime serioze. Ndër të tjera shtohet se për shkak të kushteve të motit në shumë vende nuk ka qenë e mundur evidentimi i dëmeve dhe se dëmet njerëzore dhe materiale mund të jenë edhe më shumë.
Autoritetet e Zyrës Kombëtare Meteorologjike vazhdojnë paralajmërimet ndaj qytetarëve si dhe metereologu i Qendrës së Parashikimit të Stuhive në Oklahoma, Greg Carbin ka theksuar se kushtet e motit ditën e shtunë mund të përkeqësohen edhe më shumë.
Autoritetet kanë vënë në dukje se pavarësisht kushteve të këqija të motit i cili ka përkuar me pushimet e sezonit në SHBA nuk ka pritshmëri se do të ulet numri i udhëtarëve ku në këtë periudhë arrin në një nivel rekord.