Dzihat Aliju
14 Gusht 2016•Përditësim: 15 Gusht 2016
SHKUP (AA) - Pas përmbytjeve që ndodhën në Shkup të cilat morën jetën e 22 personave dhe të cilat shkaktuan dëme të mëdha materiale, Komuna e Bursës në bashkëpunim me “Këshillin Koordinues të OJQ-ve për Përmbytjet”, ka shpërndarë pako me produkte ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Një ndër përfaqësuesit e Komunës së Bursës, Reşat Çimsöken në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, theksoi se kanë ardhur në emër të Komunës së Bursës për t'iu shërbyer njerëzve në rajon dhe kanë për qëllim që të ndihmojnë vëllezërit e tyre.
Ai ka kujtuar se si pasojë e punimeve intensive që nga ditët e para e përmbytjeve, Komuna e Bursës, Shoqatat në Bursë dhe popullata e këtij vendi kanë dërguar 4 maunë me ndihma në rajon. Gjithashtu theksoi se si shtesë edhe dy maunë janë dërguar që dje dhe priten që të arrijnë në Shkup së shpejti.
Çimsöken duke theksuar se do të vazhdojnë ndihmat me mbështetjen e kryetarit të Komunës së Bursës, njëherësh edhe Kryetar i Unionit të Komunave të Marmarasë Recep Altepe, tha se edhe Unioni i Komunave të Marmarasë dërgojnë ndihma për rajonin e prekur nga përmbytjet.
Ai duke i bërë thirrje qytetarëve në Turqi u shpreh se ka nevojë urgjente për pajisje të ndryshme shtëpiake. "Gjithashtu edhe komunat tona në Turqi të dërgojnë qytetarët tonë ose personelin e tyre që të bëhet pastrimi këtu dhe të vendoset rendi i mëparshëm", theksoi Çimsöken.
Nga ana tjetër zëvendëskryetari i Komunës së Çairit Süleyman Baki, tha se pas përmbytjeve të mëdha të ndodhura në Shkup dhe rrethinë më 6 gusht, Komuna e Bursës ka arritur në Maqedoni me të gjitha ekipet e saj.
Ai duke theksuar se janë duke bashkëpunuar për të ndihmuar familjet e dëmtuara, tha se "Ekipi i Koordinues i shoqatave i përbërë nga Ensar, Köprü, Merhamet dhe El-Hilal dhe të gjithë shoqatat në bashkëpunim me Komunën e Bursës dhe të Çairit vazhdojmë të shpërndajnë ndihmat. Sot do të bëhen në Hasanbeg të Shkupit."
Baki duke theksuar se 4 maunë të cilët gjenden në rajon kanë filluar të shpërndajnë ndihmat që dje dhe do të vazhdojnë edhe sot, tha se "Brenda materialeve kemi materiale higjienike dhe të pastrimit, gjithashtu do të shpërndahet edhe ushqim."
Baki duke falënderuar Komunën e Bursës, qytetarët dhe shoqatat nga Bursa, theksoi se Turqia gjithmonë i ka zgjatur dorën e ndihmës Maqedonisë, Bursa është gjithmonë me Shkupin, Komunën e Çairit dhe qytetarët të cilët jetojnë këtu.