Dejan Maksimoviç
16 Gusht 2016•Përditësim: 17 Gusht 2016
RIO DE JANEIRO (AA) - Stefan Henze (35), trajneri gjerman i canoe-s (kanoe-s), vdiq pas disa ditësh të kaluara në gjendje kritike pas një aksidenti trafiku gjatë javës së kaluar në afërsi të Parkut Olimpik në Rio de Janeiro, raporton Anadolu Agency (AA).
Fituesi i medaljes së argjendtë në Olimpiadën e vitit 2004 pësoi lëndim në kokë, kur taksia në të cilën ndodhej së bashku me kolegët e kombëtares u përplas në një barrierë betoni. Kolegu i tij nga ekipi gjerman i kanu-s, Christian Kaeding pësoi lëndime të lehta, dhe pas ndihmës mjekësore u largua nga spitali.
Nga Komitetit Olimpik Gjerman (DOSB) njoftuan se Henze vdiq nga plagët e marra në kokë në prani të familjes së tij.
"Nuk mund të gjejë fjalë për përshkruar dhimbjen që ndien ekipi pas kësaj humbje të tmerrshme", tha Alfons Hormann, kryetar i Komitetit Olimpik të Gjermanisë.