Ekip
05 Shtator 2016•Përditësim: 06 Shtator 2016
PEKIN (AA) –Për shkak të rritjes së numrit të pandave të mëdha, kjo kafshë më nuk gjendet në listën e kafshëve të kërcënuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) në raportin e tij më të ri pohon se panda e madhe, gjitar i madh nga familja e arinjve, prej tani do të shënohet në kategorinë “të cenueshme” në vend se “të rrezikuara”.
Shkaku për këtë, siç theksohet, është rritja e pandave të mëdha në Kinë, nga 1.596 në vitin 2004, në 1.864 në vitin 2014.