Dejan Maksimoviç
13 Shkurt 2016•Përditësim: 14 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) - Legjenda e futbollit holandez dhe trajneri Johan Cruyff, përmes kompanisë së tij, tha se beteja e tij me kancerin e mushkërive është duke shkuar në drejtimin e duhur dhe se është optimist, raporton Anadolu Agency (AA).
Cruyff-it katër muaj më parë iu diagnostifikua kanceri në mushkëri, por ky holandez 68-vjeçar nuk është dëshpëruar. Në të kundërtën, menjëherë pas marrjes së lajmit të keq tha se do të luftojë dhe mposhtë kancerin, ashtu siç ka fituar në shumë ndeshje të futbollit.
"Pas disa trajtimeve mjekësore mund të them se rezultatet janë shumë pozitive, falë punës së shkëlqyer të mjekëve, mbështetjes së njerëzve dhe mentalitetin tim pozitiv. Kam një ndjenjë se unë jam duke fituar 2:0 pas pjesës së parë të ndeshjes, e cila ende nuk ka përfunduar. Jam i sigurt se në fund do të festoj", ka thënë Cruyff.