Kerem Kocalar
25 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
GAZIANTEP/HALEP (AA) - Në Jarabulus i cili u pastrua nga organizata terroriste DAESH në kuadër të Operacionit "Mburoja e Eufratit" dhe ku jeta ka nisur të normalizohet, gjatë punimeve riparuese u gjend lëndë shpërthyese artizanale e kurdisur në banjon e një shkolle, raporton Anadolu Agency (AA).
Jarabulusi i cili u pastrua nga organizata terroriste DAESH në kuadër të Operacionit "Mburoja e Eufratit" të nisur në veri të Sirisë nga forcat speciale të Forcave të Armatosura Turke dhe Forcat Ajrore të Koalicionit po pastrohet me shpejtësi nga fytyra e pistë e terrorit me ndihmat e ardhura nga Turqia.
Në Jarabulus ku çdo ditë që kalon vjen jeta normalizohet teksa në njërën anë vazhdojnë punimet e ndërtimit gjithashtu herë pas here del në pah edhe fytyra e pistë e terrorit.