Ahmet Erkan Yiğitsözlü
19 mars 2016•Përditësim: 20 mars 2016
HATAY (AA) - Abdulkadir Doğan, i cili jeton në fshatin Başlamışlı të komunës Erzin në qytetin Hatay të Turqisë pasi doli në pension ai për dashurinë që ka ndaj librave një dyqan të vogël e shndërroi në një bibliotekë, raporton Anadolu Agency (AA).
74 vjeçari Doğan i cili të gjithë ditën e kalon në bibliotekën e tij për gazetarin e AA-së tha se të gjithë librat e lexuar për 60 vite, revistat, kasetat dhe disqet që ai ka i ka ruajtur në librari.

Doğan duke shpjeguar se ka nisur të lexojë që në shkollën fillore dhe se për dashurinë e të lexuarit ai falënderon mësuesin e gjuhës turke tha se: "Të gjithë librat që kam lexuar, revistat, disqet dhe kasetat që më kanë dhuruar dhe i kam blerë u bënë aq shumë saqë nuk po kishte hapësirë më në shtëpi. Pasi dola në pension nga dyqani im i vogël punova edhe pak kohë më pas dhe para 6 vitesh e mbylla duke e shndërruar atë në një bibliotekë".
- "Librat miqtë e mi më të mirë"-
Doğan thekson se ai vjen çdo ditë në bibliotekë ashtu sikur vjen në punë dhe kalon kohën duke lexuar libra dhe duke dëgjuar muzikë.