Aldıjana Hadzıc
19 Mars 2016•Përditësim: 20 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1406: Ndërroi jetë mendimtari dhe sociologu Ibn Haldun, autor i "Al-Muqaddime".
Në vitin 1628: Anglezët në SHBA themeluan koloninë Massachusetts.
Në vitin 1915: Për herë të parë në histori xhirohet Pluton-i ndonëse atëkohë nuk dihej si planet.
Në vitin 1955: Ka lindur aktori amerikan Bruce Willis, i cili ka aktruar në dhjetëra filma.
Në vitin 1972: India dhe Bangladeshi nënshkruan marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim.
Në vitin 1995: Basketbollisti Michael Jordan pas një pause prej 17 muajve iu bashkua Chicago Bulls-it për të cilën në ndeshjen kundër Indiana Pacers shënoi 19 pikë. Kjo ndeshje, në të cilën Jordan mbante numrin 45, konsiderohet si një nga ndeshjet më të shikuara të NBA ligës nga viti 1975.
Në vitin 1996: Në kryeqytetin e Filipineve, Manila gjatë një zjarri në diskotekë humbën jetën së paku 150 persona.
Në vitin 2008: Kroacia njohu Kosovën. Pas 30 vendeve të cilat njohën pavarësinë e Kosovës, kryeministri i atëhershëm i Kroacisë Ivo Sanader njoftoi se vendi i tij ka njohur Kosovën.