Cem Genco
16 prill 2016•Përditësim: 17 prill 2016
HATAY (AA) - Sirianët që kanë humbur bashkëshortet apo bashkëshortët në konfliktet dhe sulmet ajrore në luftën e brendshme në Siri, pasi janë strehuar në Turqi teksa vazhdojnë përpjekjet për të krijuar një jetë të re ata ndaj fëmijëve të tyre kryejnë edhe rolin e nënës apo edhe të babait, raporton Anadolu Agency (AA).
Sirianët e mbetur të ve si pasojë e luftës në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay në Turqi të cilët përpiqen për një jetë më të mirë për fëmijët e tyre jetimë, e sigurojnë jetesën e tyre duke punuar në punë të përkohshme.
Siriania 39 vjeçare Ajshe Xhasim e cila ka humbur bashkëshortin në sulmet me bomba fuçi në vendin e tyre, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ajo tregon për dhimbjet e përjetuara nga humbja e bashkëshortit.
Xhasim duke shpjeguar se pas bashkëshortit ka humbur edhe motrën dhe se ajo ka ardhur në Reyhanlı 4.5 vite më parë tha ndër të tjera se: "Bashkëshortin e humba që në periudhat e para të luftës. Gjithashtu edhe të afërm të tjerë i kam humbur në ngjarje të ngjashme. Përpiqem të kujdesem për fëmijët e mi dhe të motrës".
Duke vënë në dukje se jetojnë në një shtëpi me një dhomë të vetme në Reyhanlı, Xhasim u shpreh: "Kemi ardhur në Turqi për të ardhmen e fëmijëve. Ato po arsimohen në qendrat arsimore të përkohshme që janë hapur këto enkas për fëmijët. Mbetëm të detyruar të vinim këtu edhe nga pikëpamja e sigurisë së jetës edhe për të ardhmen e tyre".
Xhasim ndër të tjera tha se për shkak të bombës fuçi të gjitha gjërat në shtëpinë e tyre në Siria janë djegur, teksa e vëren një pasqyrë të thyer që ia kishte dhuruar bashkëshorti.
Xhasim ka theksuar se lufta ka marrë një pjesë të sajë dhe se e vetmja gjë me të cilën ngushëllohet është një fotografi e vetme nga bashkëshorti në telefonin celularë.