Ekip
11 nëntor 2015•Përditësim: 11 nëntor 2015
BERLIN (AA) – Në selinë e qeverisë gjermane në Berlin është hapur libri i ngushëllimeve për të nderuar ish-kancelarin e vendit, Helmut Schmidt, i cili ndërroi jetë dje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në librin e ngushëllimeve ndër të parët nënshkruan presidenti gjerman, Joachim Gauck, kencelarja Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Dje në moshën 96 vjeçare në shtëpinë e tij, në qytetin e lindjes Hamburg, ndërroi jetë ish-udhëheqësi i qeverisë gjermane, Schmidt, i cili udhëhoqi vendin gjatë trazirave ekonomike dhe tensioneve gjatë Luftës së Ftohtë.
Schmidt ishte Social Demokratë i qendrës së majtë, kurse në krye të qeverisë gjermane ishte nga 1974 deri 1982. Mandati i Schmidt përkoi me tensionet e Luftës së Ftohtë, duke përfshirë pushtimit sovjetik të Afganistanit në vitin 1979.
"Deri më sot, ai konsiderohet ndër personalitetet e kombit tonë të cilët mundën të drejtojnë vendin e tyre, dhe fjala e të cilëve dëgjohet edhe në nivelin ndërkombëtar", shkroi ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë dhe kolegu i tij, Hans-Dietrich Gensher me rastin e ditëlindjes së 90 të Schmidt në vitin 2008.
Në vitin 1987, Schmidt botoi një biografi të titulluar "Menschen und Maechte" ("Njerëzit dhe Pushteti"), i cili një vit më vonë ishte libri më i shitur.