10 nëntor 2015•Përditësim: 10 nëntor 2015
BERLIN (AA) - Ndërron jetë ish-kancelari gjerman Helmut Schmidt (96), i cili udhëhoqi vendin në trazirat ekonomike dhe tensioneve gjatë Luftës së Ftohtë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Javorja gjermane "Die Zeit", botues i së cilës ishte Schmitt, njoftoi se ish-kancelari ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Hamburg.
"Kemi humbur një këshilltar të zgjuar, kolegun të cilit i kemi besuar dhe një mik të mirë", thuhet në deklaratë.
Deri në kohët e fundit, ai botonte analiza të çështjeve aktuale në këtë javore.
Schmidt ishte Social-demokrat i Qendrës së majtë, ndërsa me qeverinë gjermane udhëhoqi në periudhën 1974 deri 1982. Mandati i Schmidt përkoi me tensionet e Luftës së Ftohtë, duke përfshirë pushtimin sovjetik të Afganistanit në vitin 1979.
"Deri më sot, ai rangohet ndër personalitetet e kombit tonë të cilët mund të drejtojnë vendin e tyre, dhe fjala e të cilëve dëgjohet edhe në nivelin ndërkombëtar", shkroi ish-Ministri i Jashtëm i Gjermanisë dhe kolegu i tij, Hans-Dietrich Gensher me rastin e ditëlindjes së 90 të Schmidt në vitin 2008.
Në vitin 1987, Schmidt botoi një biografi të titulluar "Menschen und Maechte" ("Njerëzit dhe Pushteti"), i cili një vit më vonë ishte libri më i shitur.