Tutku Şenen
19 qershor 2016•Përditësim: 19 qershor 2016
ANKARA (AA) – Artileria e ushtrisë turke ka shkatërruar gjashtë objektiva të DAESH-it në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në kushte anonime, burime nga ushtria konfirmojnë se objektivat e goditura të DAESH-it kishin qenë duke përgatitur një sulm me raketa dhe mortaja ndaj territorit të Turqisë.
Burimet u shprehën se gjithsej tetë terroristë janë neutralizuar, ndërsa në mesin e objektivave kanë qenë raketa të tipit Katjusha si dhe mortaja të cilat janë qëlluar edhe nga sulmet ajrore të forcave të koalicionit anti-DAESH.
Që nga mesi i janarit, Turqia ka qenë shënjestër e sulmeve me raketa nga Siria fqinje.
Vetëm në provincën Kilis, 20 persona janë vrarë dhe rreth 70 të tjerë u plagosën nga raketat e lëshuara në territorin turk.