Turqia

Turqia ofron vende adhurimi për pakicat

Qeveria e Turqisë ka hapur rrugën për ndarjen falas të vendeve të adhurimit, si sinagoga, kisha dhe manastire për fondacionet e pakicave

Sena Güler  | 21.07.2018 - Përdıtësım : 22.07.2018
Turqia ofron vende adhurimi për pakicat

Ankara

BURCU CALIK

ANKARA (AA) – Duke reflektuar historinë e gjatë të tolerancës multikulturore të Turqisë, qeveria turke ka hapur rrugën për ndarjen falas të vendeve të adhurimit, si sinagoga, kisha dhe manastire për fondacionet e pakicave, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Fondacioneve, organi më i lartë vendimmarrës i Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve, i cili menaxhon dhe kontrollon fondacionet fetare, kohët e fundit nënshkroi një vendim për të lehtësuar procesin.

Vendimi thekson se nuk do të ketë asnjë pagesë për përdorimin e pronave të paluajtshme dhe pronat e përdorura si vende të caktuara të adhurimit për institucionet dhe organizatat publike që përdoren në përputhje me qëllimet e deklaruara në çertifikatën e fondacionit.

Kjo mundëson që pronat e paluajtshme si sinagoga, kisha dhe manastire të Drejtorisë së Fondacioneve t'u ndahen falas fondacioneve përkatëse.

Kohë më parë, këto alokime ishin ofruar vetëm për xhami.

Sipas vendimit, kisha Sacre Couer (Zemra e Shenjtë) në lagjen Taksim të Stambollit sapo i është alokuar Fondacionit të Kishës Katolike Asiriane për 49 vjet.

Ngjashëm, kisha Mar Yuhanna në provincën juogore të Hatay-it i është alokuar Fondacionit të Kishës Ortodokse Greke të Arsuzit.

Vendimi është i rëndësishëm për perceptimet e Turqisë në Evropë, tha për AA, Adnan Ertem, kreu i drejtorisë.

Duke shtuar se Fondacioni i Kishës Katolike Asiriane në Stamboll kishte paraqitur një rast mbi Kishën Sacre Coeur në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR), Ertem tha se gjykata dha një vendim të përkohshëm që kërkon pajtimin ndërmjet palëve.

Ai tha se vendimi i ri i drejtorisë për fat të mirë e zgjidh çështjen në fjalë.

"Shpresojmë se vendimi do të ketë efekte pozitive në perceptimet nga jashtë", tha ai.

"Të gjitha masat e bëra në mënyrë pozitive për minoritetet japin rezultate pozitive në aspektin e pikëpamjeve të Evropës për Turqinë", shtoi ai.

Zeki Basatemir, kreu i Fondacionit të Kishës Katolike Asiriane, tha se alokimi për "Sacre Coeur" i ka dhënë fund një grindje 20 vjeçare.

Duke theksuar se lidhjet me Drejtorinë e Fondacioneve ishin gjithmonë miqësore gjatë kësaj kohe, ai tha: "Në të vërtetë, një e treta e jetës time ka kaluar duke u përpjekur për të zgjidhur konfliktin mbi alokimet e kësaj kishe".

"Vendimi na bën shumë të lumtur," shtoi ai.

Basatemir tha se Ertem kishte luajtur një rol të rëndësishëm në sjelljen e rezultatit pozitiv.

Historia e kishës "Sacre Coeur"

Kisha "Sacre Coeur" e cila përdoret nga katolikët asirianë që jetojnë në Stamboll u ndërtua në vitin 1910 nga priftërinjtë jezuitë.

Pasi jezuitët u larguan nga Turqia, kisha dhe toka e saj iu kthyen Thesarit Turk.

Në fund të viteve 1970, katolikët asirianë që vinin nga Anadolli juglindor restauruan kishën dhe filluan ta përdorin atë, pasi ata nuk kishin kishë në Stamboll.

Në vitin 1997 kisha iu alokua fondacionit të saj për 99 vjet, por problemet mbi alokimin falas u shfaqën në mes të Drejtorisë së Fondacioneve dhe Thesarit.

Me vendimin e drejtorisë, këto mosmarrëveshje u përmbyllën me një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.