Cankut Taşdan
03 Korrik 2017•Përditësim: 04 Korrik 2017
ANKARA (AA) – Në shtatë ditët e fundit të vazhdimit të operacioneve anti-terroriste të forcave turke të sigurisë, janë neutralizuar të paktën 70 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Turqisë, ka deklaruar se forcat turke në mbarë vendin nga 26 qershori deri më tani kanë kryer gjithsej 774 operacione anti-terroriste.
Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë të paktën 55 terroristë dhe janë kapur apo janë dorëzuar 15 terroristët të tjerë, kryesisht pjesëtarë të organizatës terroriste PKK.
Në zonat e provincave juglindore të Turqisë, Dijarbakir, Siirt, Bingol dhe Hakari, forcat turke kanë shkatërruar shtatë depo duke konfiskuar sasi të konsiderueshme armësh, eksploziv dhe drogë.
Policia në mbarë Turqinë ka arrestuar 252 persona të dyshar se mbështesin terroristët e PKK-së, 15 të tjerë për lidhje me terroristët e DEASH-it, kurse në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO, nga liria janë privuar 269 të dyshuar.