Alper Atalay
29 Dhjetor 2016•Përditësim: 29 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi e ka nisur axhendën e takimeve me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi Kahraman-Thaçi, u zhvillua i mbyllur për median.
Presidenti i Kosovës, pas takimit i shoqëruar nga zëvendëskryetari i TBMM-së, Ahmet Aydın, vizitoi ambientet e bombarduara të Parlamentit, gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti, të ndodhur më 15 korrik.