Enes Kaplan
06 Shkurt 2018•Përditësim: 07 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Nën kryesimin e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan është mbajtur Mbledhja e Sigurisë, me ç'rast është vlerësuar lufta kundër terrorizmit në kuadër të zhvillimeve të fundit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet presidenciale, në mbledhjen e mbajtur në Kompleksin Presidencial janë bërë vlerësime në lidhje me operacionin "Dega e Ullirit".
Në Mbledhjen gjithashtu është përqëndruar mbi luftën me organizatat terorriste që përbëjnë kërcënim mbi sigurinë kombëtare në kuadër të zhvillimeve të fundit në Siri.
Në mbledhje morrën pjesë kryeministri Binali Yıldırım, gjenerali i Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes Nurettin Canikli dhe burokratë përkatës.