Hakan Ceyhan Aydoğan,Mümin Altaş
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar se është i kënaqur për rifillimin e sërishëm të marrëdhënive pothuajse në të gjitha fushat mes Turqisë dhe Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi mes presidentit Putin dhe kryeministrit Binali Yıldırım ka zgjatur përafërsisht 1 orë e 15 minuta në rezidencën e Kremlinit.
Sipas një deklarate në faqen zyrtare të Kremlinit në lidhje me takimin thuhet se presidenti Putin ka thënë "Ju lutem që ti përcillni presidentit Erdoğan përshëndetjet e mia më të sinqerta. Ne i jemi mirënjohës që ka nënshkruar ligjin në lidhje me marrëveshjen për Rrjedhën Turke. Ky është vetëm një prej projekteve të mëdha që dëshirojmë të realizojmë".
Ndër të tjera presidenti Putin ka theksuar se "Jam në dijeni se ditën e sotme kanë zhvilluar një takim gjithëpërfshirës me kryeministrin Medvedev. Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time për rifillimin sërishëm të marrëdhënieve pothuajse në të gjitha fushat e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Rusisë. Për shak të disa arsyeve në vëllimin tregëtar u përjetua një rënie e madhe. Shpresojmë se do të hedhim hapat energjikë të nevojshëm për të ndryshuar këtë situatë negative në marrëdhënie".
Ndërsa kryeministri Yıldırım, në takimin e tij me presidentin Putin në lidhje me projektin e Centralit bërthamor Akkuyu tha se “Dëshira jonë është që të vendoset në punë të paktën faza e parë përpara vitit 2023. Do të tregojmë të gjitha përpjekjet në këtë drejtim”.