STAMBOLL (AA) - Profesori në Universitetin La Sapienze të Italisë turkulogu Dr. Fabio Grasso, pretendon se Bashkimi Evropian (BE) ka mashtruar, sorollatur prej 10 vitesh Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Marrëdhëniet janë në një situatë shumë të keqe kryesisht pas tentativës për grusht shteti por BE-ja është e detyruar ti gjejë një rrugëdalje Turqisë", tha ai.
Grasso, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së në lidhje me tentativën për grusht shtetit të organizatës terroriste FETO, marrëdhëniet Turqi-BE, për sistemin presidencial dhe për kushtetutën e re.
Ai theksoi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së që bazohen prej shumë vitesh ndërsa mbrojti idenë e tij se "BE-ja që prej 10 vitesh po mashtron dhe sorollat Turqinë".
Duke vënë në dukje se duhet të rregullohen sa më parë marrëdhëniet e BE-së me Turqinë të prishura pas tentativës më 15 korrik për grusht shteti, Fabio Grassi, tha se "BE-ja është e detyruar që të marrë sa më parë një qëndrim serioz dhe të shëndoshë ndaj Turqisë. Këto marrëdhënie janë në një situatë shumë të keqe kryesisht pas tentativësh për grusht shteti, por BE-ja është e detyruar ti gjejë një rrugëdalje Turqisë".
Grasso tërhoqi vëmendjen se BE-ja për të rregulluar marrëdhëniet me Turqinë duhet të vlerësojë opsionin e Qipros, ku zhvillimet pozitive në çështjen e Qipros do të afrojnë Turqinë me BE-në.
"Besoj se çështja e Qipros do të afrojë BE-në dhe Turqinë. Unë personalisht besoj se do të ketë zhvillime pozitive për problemin e Qipros. Po zgjidhja për Qipron është pranë, në derë dhe kjo do të lehtësojë palët. Pas kësaj Turqia dhe BE-ja mund të ri-ulen në tryezë", vlerëson Grasso.
"Kushtetuta e fortë do të zgjidhë problemet"
Më tej ai tha se shumë probleme që presin zgjidhje në Turqi janë bllokuar për shkak të moskrijimit të kushtetutës së re. "Është një problem shumë serioz që ende nuk është kaluar në kushtetutën e re për të cilën po punohet që prej 7 vitesh. Turqia është e detyruar të formojë sa më parë kushtetutën e saj të re. Sepse një kushtetutë e fortë do të zgjidhë shumë probleme që janë bërë ngërç në Turqi", tha ai.
"Duhet të kalojë në sistemin presidencial"
Turkulogu Fabio Grasso duke vënë në dukje se zgjedhja e presidentit nga populli në Turqi është një faktor i rëndësishëm për kalimin në sistmemin presidencial ai këtë sistem e ka cilësuar si "një problem tjetër të cilin Turqia duhet ta zgjidhë urgjentisht".
"Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, është zgjedhur me votën e popullit. Ka një përgjegjësi politike. Sistemi aktual në Turqi funksionon në përputhje me një sistem presidencial", tha Grassi.
"Në Turqi tashmë askush nuk mund të tentojë grusht shteti"
Ai në vazhdim foli edhe mbi tentativën e FETO-s për grusht shteti.
"Nuk jam politikan dhe punonjës i shërbimeve inteligjente, por jam historian dhe si tillë mund të them se asnjë strukturë nuk mund të tentojë një tentativë të tillë pa patur nga prapa një forcë ndërkombëtare apo një mbështetje nga shërbimet e fshehta. Dalëngadalë po zbulohen të dhëna për shkaqet e kësaj tentative, nga cila palë është kryer dhe për forcat që ndodhen prapa. Në një kohë të shkurtët do të mësojmë gjithçka", tha Grasso.
Asnjë grup, lëvizje, organizatë nuk do të provojë më lehtë tentativa të tilla për grusht shteti në Turqi, por qeveria turke përsëri duhet të jetë e kujdesshme, ka theksuar Grasso.
"Turqia e kapërceu tentativën e grusht shtetit në saj të atyre trimave. Populli dhe qeveria turke është e detyruar të përkujtojë me nder këta dëshmorë sepse ata janë trimat të cilët i treguan botës se Turqia nuk mund të ndahet. Tentativa e grusht shtetit u ndalua me reagimin e Forcave të Armatosura Turke, presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe popullit turk. Por ka një të vërtetë, që nëse populli turk do të kishte një reagim ndryshe ne tashmë do të bisedonim gjëra të tjera", tha Grasso.
"Mediat perëndimore, koleksionistë të dështimeve"
Duke tërhequr se publikimet anti Turqisë të mediave perëndimore pas tentativës për grusht shteti burojnë nga ndërgjegjja e vjetër dhe e pazgjidhur Grasso thotë më tej:
"Pas tentativës për grusht shteti në Turqi mediat amerikane dhe ato perëndimore u bënë "koleksionistë të dështimeve". Sjelljet anti Turqisë e mediave perëndimore pas tentativës për grusht shteti burojnë nga problemet e vjetra dhe të pazgjidhura. "Informacionet e gabuara", "komentet dashakeqe", "pretendimet e çmendura" ndaj Turqisë burojnë ose nga mungesa e bazave të të dhënave ose nga urrejtja historike kundër Turqisë".
"Evropa e sëmurë, madje shumë e sëmurë"
Ndërsa Presidenti i nderit i Akademisë Diplomatike të Londrës Prof. Joseph Mifsud ka kritikuar qëndrimin e heshtur të perëndimit përballë tentativës për grusht shteti nga FETO.
"Perëndimi përballë tentativës së grusht shtetit qëndroi në pritje. Me siguri ishte kurioz se çfarë rrjedhe do të merrnin ngjarjet. Faktikisht tentativa për grusht shteti u bë 'testimi i demokracisë' së perëndimit. Bota perëndimore e cila e konsideron të shenjtë demokracinë dhe të drejtën e votës injoroi qeverinë dhe njerëzit që luftonin për demokracinë në Turqi", thekson Mifsud.
Pasi e ka shpjeguar si "një qëndrim të sëmurë" qasjen e Evropës përballë vendeve që nuk zbatojnë standardet e tyre, Joseph Mifsud, tha në vazhdim:
"Kur shikoni komentet e BE-së pas tenetativës së grusht shtetit unë mund të them shumë lehtë këtë se Evropa është e sëmurë madje shumë e sëmurë. Dhe ne njerëzve që janë të sëmurë në këtë situatë i japin aspirinë e cila nuk eliminon dhimbjen dhe nuk e shëron sëmundjen tonë. Evropa është e sëmurë. Por, pse? Sepse gjithmonë prëpiqet të gjykojë vendet e tjera sipas standardeve të saj. Për shembull të thuash për presidentin Erdoğan si ‘islamist‘, ‘diktator‘.... Evropa nësa ka një qeveri që nuk e dëshiron ajo ndez armët e saj edhe sikur kjo qeveri të jetë demokratike".
Ndër të tjera duke theksuar se tentativa për grusht shteti e FETO-s ka ndikime shumë të rëndësishme botërore, Mifsud, tha se "Kjo tentativë për grusht shteti i ka mësuar botës këtë: Unë tashmë nuk jam budalla, një lider të cilin unë e kam zgjedhur me votën time dhe dëshiroj që të më qeverisë nuk mund të rrëzohet nga pozicioni ku ndodhet për qejfin e disa qindra personave".