Serdar Açıl
02 Gusht 2016•Përditësim: 02 Gusht 2016
ANKARA (AA) – Piloti nënkolonel Hasan Husnu B., për të cilin ekzistojnë pohime se në mbrëmjen e tentimit të grusht shtetit në Turqi bombardoi godinën e Parlamentit në Ankara, është arrestuar në kuadër të hetimit të Prokurorisë në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata në Ankara caktoi paraburgim për edhe 91 ushtarë në kuadër të hetimit të Prokurorisë lidhur me tentimin e grusht shtetit në Turqi të cilin e kreu organizata terroriste FETO/PDY.
Në kuadër të këtij hetimi janë arrestuar 138 ushtarë, në mesin e të cilëve 133 pas marrjes në pyetje në Prokurori janë shoqëruar në Gjykatë, ndërsa pesë ushtarë janë liruar.
Me vendim të Gjykatës është caktuar paraburgim për gjithsej 91 persona, ndërsa në mesin e të arrestuarve gjendet edhe piloti nënkolonel Hasan Husnu B., nga baza e 4-t ajrore Akinci. Për Hasan Husnu B., pohohet se në mbrëmjen e tentimit të grusht shtetit bombardoi godinën e Parlamentit të këtij vendi në Ankara.