Fatih Erel
26 shtator 2015•Përditësim: 26 shtator 2015
GJENEVË (AA) - Zvicra ndaloi shitjen e automjeteve Volkswagen me naftë të cilët dhanë rezultate manipuluese në testet e emitimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave Zviceriane, ndalimi është vënë në fuqi nga ana e autoriteteve të rrugëve do ti ndikojë për 180 mijë automjete të reja, të pashitura dhe të paregjistruara.
Në këtë mënyrë Zvicra u bë vendi i parë i cili daloi shitjen e automjeteve Volkswagen me naftë.
Ndalimi do ti përfshijë automjetet të prodhuara nga viti 2009 deri më 2014 në kategorinë Euro5 të emitimit; Audi, Seat, Skoda dhe Volkswagen. Automjetet të cilat janë shitur më parë nuk do të përfshihen në këtë ndalim.
Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të SHBA-ve (EPA) më 18 shtator, të premten njoftoi se në lidhje me disa automjete të Volkswagen-it të cilat janë shitur në SHBA janë manipuluar testet e emitimit me një program mashtrues dhe se këto automjete e ndotin mjedisin 40 herë më shumë se standardet.
EPA deklaroi se në këto manipulacione janë ndikuar 482 mijë automjete me naftë dhe njoftoi se VW-ja do të gjobitet.
Menaxheri i lartë i kompanisë (CEO) Martin Winterkown e pohoi njoftimin e EPA-s dhe menjëherë pas këtij pohimi dha dorëheqjen