Ekonomi

Volkswagen pezullon prodhimin në fabrikat ruse

Pezullimi në fabrikat Kaluga dhe Nizhny Novgorod u nxit nga paqartësitë mes mungesës së furnizimit nga Evropa, sipas një deklarate të kompanisë

Tuba Şahin   | 24.03.2020
Volkswagen pezullon prodhimin në fabrikat ruse

Ankara

Gjigandi automobilistik gjerman Volkswagen sot ka vendosur të pezullojë përkohësisht prodhimin e tij në objektet ruse midis 30 marsit dhe 10 prillit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pezullimi në fabrikat Kaluga dhe Nizhny Novgorod u nxit nga paqartësitë mes mungesës së furnizimit nga Evropa, sipas një deklarate të kompanisë.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Bizneseve Evropiane, shitjet e automjeteve Volkswagen në Rusi kanë rënë me 2 për qind nga viti në vit në 104,000 në vitin 2019.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın