Dejan Maksimoviç
16 Shkurt 2016•Përditësim: 16 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) - Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen është ballafaquar me rënien më të madhe në shitje që nga skandali me softuerin që nuk tregonte saktë emetimin e gazit gjatë testimit, në shtator të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Shoqata e Prodhuesve Evropiane të Automobilave (ACAE) të martën njoftoi se shitjet e Volkswagen krahasuar me janarin e viti 2015 janë ulur me 3.8 përqind.
Kur marren parasysh të gjitha makinat nga grupi VW (Audi, Skoda, Seat dhe Porsche), shitja është rritur me vetëm 0.8 përqind, me çka seriozisht ngecë në tregun evropian. Në BE, 29 muaj me radhë është regjistruar një zgjerim, ku për janarin 2016 tregon një rritje prej 6.2 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.