Gökçe Topbaş
09 Shtator 2020•Përditësim: 09 Shtator 2020
Konsumi ditor i energjisë elektrike në Turqi shënoi rritje me 3.28 për qind të martën në krahasim me një ditë më parë duke arritur në 923.543 megavat-orë, njofton Korporata Turke e Transmetimit të Energjisë Elektrike (TEIAS), transmeton Anadolu Agency (AA).
Prodhimi i energjisë elektrike arriti në 925.942 megavat-orë të martën, duke shënuar një rritje prej 3.14 për qind krahasuar me një ditë më parë.
Konsumi i energjisë për orë arriti kulmin në ora 20:00 sipas kohës lokale me 43.244 megavat-orë, treguan të dhënat nga TEIAS. Përdorimi i energjisë elektrike në vend ra në nivelin e tij më të ulët prej 31.801 megavat-orë në ora 07:00 sipas kohës lokale.
Ndërsa prodhimi i energjisë elektrike nga gazi natyror përbënte 29.08 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Turqi të martën, impiantet e qymyrit të importuar përbënin 22.09 për qind ndërsa hidrocentralet kontribuan me 18.2 për qind.
Të martën, eksportet e energjisë elektrike të Turqisë arritën në 3.624 megavat orë ndërsa importet arritën në 1.225 megavat orë.